Giorgia Meloni viziton Shëngjinin/ Kryeministrja italiane të mërkurën në Gjadër, inspekton kampin

schedule10:25 - 4 Qershor, 2024

schedule 10:25 - 4 Qershor, 2024

Kryeministrja italiane Giorga Meloni viziton të mërkurën Shqipërinë.  Në fokus të vizitës së saj zyrtare do të jetë çështja e emigrantëve por edhe java e kulturës italiane në Shqipëri. Sipas axhendës, Meloni do të mbërrijë në Shëngjin mesditën e 5 qershorit, ku do të inspektojë nga afër ecurinë e punimeve në kampet ku do të strehohen emigrantët që shpëtohen në detin Mesdhe.

Kryeministrja e Italisë do të pritet nga shefi i qeverisë shqiptare dhe nga disa ministra të kabinetit qeveritar në Lezhë, ku do të zhvillohet një konferencë për shtyp.

Zbatimi i marrëveshjes për emigrantët pritet të nisë më 15 shtator, ku është parashikuar që 13.5 milion euro të shkojnë vetëm për marrjen me qira të anijes e cila do të shoqërojë 200 emigrantë deri në portin e Shëngjinit.

Pak ditë më pare kryeministri Rama ju përgjigj në një intervistë në Rai 3 opozitës italiane për diskutimet ndaj marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë duke theksuar se vendi ynë ka bërë detyrën europiane duke I dhënë dritën jeshile ngritjes së kampit të emigrantëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!