Gilmour përsëri viktimë e thirrjeve homofobike, policia britanike nis hetimet ndaj tifozëve

schedule09:51 - 16 Gusht, 2023

schedule 09:51 - 16 Gusht, 2023

Siç ka ndodhur shumë herë më parë, ish-mesfushori i Chelseat, Billy Gilmour, ishte viktimë e thirrjeve homofobike gjatë fitores së Brighton ndaj Luton.

Tifozët në stadium nuk ndaluan së bëri thirrje homofobike ndaj mesfushorit skocez dhe tani kanë filluar hetimet.

Policia e Sussex po heton incidentin dhe lëshoi një deklaratë: “Ne punojmë në partneritet të ngushtë me Brighton dhe Hove Albion FC për t’iu përgjigjur raportimeve të sjelljes homofobike në Stadiumin Amex në Brighton”.

Nuk është hera e parë që ai përballet me një situatë të tillë, pasi sezonin e kaluar i ndodhi e njëjta gjë.

“Ishte vështirë. Gjithashtu, ishte vështirë edhe për familjen time. Kur e ke familjen në tribuna dhe ata bërtasin (me ofendime), nuk është gjë e mirë, por unë thjesht e ulja kokën. Nuk është gjë e mirë (për t’u parë)”, kishte deklaruar Gilmour për “The Guardian”.

“Ata (familjarët) ndaluan së ardhuri në ndeshje dhe kjo nuk ishte mirë. Ata nuk dilnin për ndeshjet e fundjavës, por rrinin në shtëpi.

Është opinioni i tifozëve. Ata vijnë t’i shohin ndeshjet dhe paguajnë për biletat dhe bërtasin, por ajo që ndodhi nuk ishte gjë e mirë për t’u dëgjuar. Ishte një sezon i vështirë. Shkova atje me idenë që të jepja më të mirën dhe në disa ndeshje ia dola, kurse në disa të tjera jo, prandaj mora përvojë nga kjo dhe më do të më ndihmojë për të shkuar përpara”, kishte shtuar më tej Gilmour./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!