Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani u vranë në atentatin e Rinasit/ Dosja i kalon SPAK, dyshime për grup të strukturuar kriminal

schedule10:51 - 13 Shkurt, 2026

schedule 10:51 - 13 Shkurt, 2026

Atentati i Rinasit me dy viktima, Gilmando Dani dhe Muci Sheqeri prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen për kompetencë SPAK, pas dyshimeve se ngjarja është kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ngjarja ndodhi në muajin nëntor 2025, teksa prokuroria e Tiranës pasi kreu verifikimet, doli në konkluzionin që organ kompetent për ta hetuar është struktura e posaccme.

Tek atentati që u regjistrua tek rrethrrotullimi i Rinasit humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani alias Sheqeri.



Çfarë ndodhi në Rinas?

Gilmando Dani, i njohur si krahu I djathtë I Emiljano Shullazit, është ekzekutuar mesditën e 11 nëntorit 2025 pranë rrethrrotullimit të Rinasit, në një atentat mafioz, ku mbeti i plagosur edhe miku i tij, Muçi Shaljani i njohur edhe me mbiemrin Sheqeri. Shaljani ndërroi jetë pak ditë pas atentatit, në Spitalin e Traumës

Viktima Gilmando Dani i cili ishte pasagjer dhe i plagosuri Muçi Shaljani ne timonin e makinës, sapo ishin kthyer nga Barcelona, vend ky ku kishin ikur më datë 7 nëntor. Në momentin që ata kanë marrë makinën e tyre në parkimin e Aeroportit dhe janë nisur në drejtim të kryeqytetit, autorët dyshohet se kanë ndjekur po nga parkimi i aeroportit dhe I kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Pasi automjeti Mercedez Benz ka humbur kontrollin, një nga autorët I maskuar, ka dal nga makina dhe është afruar në derën e pasagjerit duke qëlluar me breshëri për vdekje Gilmando Danin.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 50 gëzhoja kallashnikovi, ndërsa plumbat kanë kapur edhe xhamat e një lokali, por fatmirësisht pa të lënduar. Pas atetnatit me një automjet tip Toyota me targa greke, autorët të cilët dyshohet se kanë qënë tre kanë ikur në drjetim të Fush Krujes dhe më pas kanë djegur makinën në fshatin Halil në një zonë të pyllëzuar dhe të pa mbuluar nga kamerat e sigurië. Brenda makinës së djegur policia ka gjetur 4 armë zjarri, konkretisht 3 kallashnikovë dhe një pistoletë. Armët në fjalë pritet të analizohen nga ekspertët bashkë me makinën për të parë nëse në to ka gjurmë.

Autorët, sipas hetuesve kanë pasur një informacion të detajuar lidhur me lëvizjet e viktimës Gilmando Dani i cili rezulton i dënuar dhe me precedne të theksuar kriminal, si dhe të miku të tij Muçi Shaljani i cili ishte pjesë e Agjencisë së Mbikqëyrjes Policiore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!