Gigi Hadid ndan imazhin e ri të së bijës, zbulon dhuratën nga Taylor Swift

schedule10:39 - 27 Shtator, 2020

schedule 10:39 - 27 Shtator, 2020

Pak ditë më parë, Gigi Hadid u bë nënë për herë të parë. Supermodelja dhe partneri i saj, Zayn Malik njoftuan se u bënë prindër përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruanin se jeta e tyre ka ndryshuar rrënjësit me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre.

Vogëlushja jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur. Nuk e shpjegoj dit me fjalë se si po ndihem tani, është e pamundur. Dashuria që ndjej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim. Mirënjohës për të, krenar ta quaj timen dhe mirënjohës për jetën që do të kemi së bashku.“, shkroi Zyan.

Ndërkohë, së fundmi Gigi ka ndarë një tjetër imazh të ëmbël të vogëlushes së saj, emrin e së cilës e ka mbajtur të fshehtë. Modelja 25-vjeçare postoi një imazh të saj me rroba nga “tezja” Donatella Versace me një batanije rozë që ishte punuar me dorë nga “tezja” Taylor Swift.

gigi hadid dhuratë taylor swift histori në instagram

Hadid dhe ish-këngëtari i One Direction u takuan për herë të parë në vitin 2015. Pas një sërë ndarjesh dhe ribashkimesh, dyshja konfirmoi se janë kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit në fillim të këtij viti, dhe vetëm pak muaj më pas modelja konfirmoi spekulimet që qarkullonin prej kohësh se është në pritje të fëmijës së saj të parë me Zayn. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!