Gigi Hadid merr gjithë vëmendjen, teksa nxjerr vajzën e saj për një shëtitje në New York City

schedule08:35 - 23 Mars, 2021

schedule 08:35 - 23 Mars, 2021

Modelja e njohur, Gigi Hadid është fotografuar me vajzën e saj në NYC. Ajo duket se kishte dalë për të shijuar ajrin e pastër të pranverës, ndërsa ishte e shoqëruar nga një mikeshë.

Gigi mbante të veshur një pallto ngjyrë blu të hapur dhe një maskë në fytyrë që kombinohej me pallton e saj.

Modelja u bë nënë në fillim të këtij viti, ndërsa lindi në fermën e saj në Pensilvani. Ajo e pagëzoi vajzën me emrin Khai, e cila tani është 4 muajshe. Ajo është fëmija i parë i Gigi me partnerin Zayn Malik, me të cilin është në lidhje që nga viti 2015./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!