Gigi Hadid i tha “lamtumirë” llogarisë së saj në Twitter, platformë e cila tani është në pronësi të Elon Musk.
Modelja me famë ndërkombëtare reagoi kundër marrjes së platformës së famshme dhe e quajti atë një “pusullë urrejtjeje dhe fanatizmi.”
27-vjeçarja njoftoi përmes Instagramit se kishte çaktivizuar llogarinë e saj në Twitter të premten, pas pushimeve masive të punëtorëve nga faqja e rrjeteve sociale.
Gigi Hadid deletes Twitter because it is ‘becoming a cesspool of hate’ https://t.co/DQYsyfMCIH
— Daily Mail Online (@MailOnline) November 7, 2022
“Për një kohë të gjatë, por veçanërisht me udhëheqjen e re të Musk, Twitter është bërë gjithnjë e më shumë një vend i urrejtjes dhe fanatizmit dhe nuk është vendi ku dua të jem. Nuk mund të qëndroj, sepse nuk është një vend i sigurt për askënd, as një platformë e rrjeteve sociale që do të bëjë më shumë mirë sesa dëm ”, vuri në dukje ajo, ndërsa u kërkoi falje ndjekësve të saj në platformë.
Deklarata e saj u shoqërua me një postim të këshilltarit të të drejtave të njeriut Shannon Raj Singh, i cili u pushua nga Twitter.
Përveç Gigi Hadid, edhe këngëtarja e njohur Toni Braxton kishte bërë të ditur se po i jepte lamtumirën Tëitter-it.
Përveç kësaj, producentja televizive dhe prezantuesja e serialit dramë Grey’s Anatomy, Shonda Rhimes dhe aktorja Thea Leonik, ishin dy nga gratë që vendosën të largoheshin nga platforma.
Nga ana tjetër, Amber Heard deklaroi se kishte çaktivizuar llogarinë e saj në Twitter.
Megjithatë, për momentin nuk dihet nëse ajo ka vendosur të fshijë llogarinë e saj apo nëse vetë Musk është përgjegjës për këtë. Sigurisht, megjithatë, fakti që fshirja e llogarisë së saj përkoi me blerjen e manjatit nuk është një rastësi./Abcnews.al/