Gigi Hadid feston ditëlindjen e parë si mama, sa vjeç bën modelja

schedule15:39 - 23 Prill, 2021

schedule 15:39 - 23 Prill, 2021

Gigi Hadid feston përvjetorin e 26-të të lindjes. Për supermodelen kjo është hera e parë që e feston këtë ditë speciale si një nënë. Hadid dhe partneri i saj, Zayn Malik mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një vajzë me emrin Khai. Që nga ajo kohë, Gigi dhe ish anëtari i One Direction janë treguar shumë të rezervuar.

Fotot me vogëlushen janë shumë të rralla por përsa i përket portretit të saj kanë qenë shumë hermetikë. Megjithatë, dyshja janë fotografuar disa herë duke shijuar një piknik, një shëtitje nëpër New York apo bukuritë e natyrës në shtëpinë e modeles në Pensilvani.

Vetëm pak ditë më parë, Gigi ndau një foto të ëmbël të vogëlushes ku shkruante: “Nuk mund ta besoj se bebushi im bën 7 muajshe këtë javë.” Muajin e kaluar, ata u panë me vajzën e tyre në daljen e tyre të parë publike që nga lindja e saj në shtator. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!