Gigi Hadid ka ndarë më në fund një fotografi të vajzës së sapolindur të saj dhe të dashurit Zayn Malik. Çifti, i cili mirëpriti foshnjën e tyre në shtator, pozuan për Halloween me të voglën e tyre. Gigi ndau një foto të ëmbël familjare në Instastory për të treguar kostumet e tyre, ndërsa vajza ishte veshur si Hulk, me një veshje jeshile.
‘Halloween im i parë’, shkroi modelja krahas fotos. Gigi dhe Zayn njoftuan lindjen e vajzës së tyre në mediat sociale duke thënë ‘ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë’. Ish-ylli i One Direction shkroi: “Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim. Mirënjohës për të, krenar që është e imja dhe mirënjohës për jetën që do të kemi së bashku.”
Gjithashtu është raportuar se Gigi lindi në fermën e familjes së saj në Pensilvani, ku ajo kishte qëndruar gjatë izolimit. Zayn dhe Gigi filluan të takoheshin për herë të parë në 2015. Romanca e tyre, është shoqëruar me peripeci që çuan në ribashkimesh dhe ndarjesh, për t’u rikthyer sërish pranë njëri-tjetrit në fund të 2019. /abcnews.al