Gigi Hadid mund të jetë bërë nënë për herë të parë. Një shënim që babai i modeles, Mohamed Hadid ka shkruar për nipin e tij, ka lënë të kuptojë ardhjen në jetë të fëmijës së parë të vajzës së tij me Zayn Malik.
“Dije që gjyshi është gjithmonë pranë. Unë buzëqesha dhe fshiva lotët. Qava sepse e dija që zemra ime do të të përkiste gjithmonë ty. Në emër të Zotit të mëshirshëm dua të të them që të dua dhe jam krenar për ty.”, ka shkruar ndër të tjera Mohamed.
Ky reagim i tij vjen një ditë pasi Bella Hadid publikoi një foto së bashku me të motrën, duke e imituar atë me barkun e rrumbullakosur.
“Qershor 2020. I imi është një hamburger, ndërsa Gigi pret një fëmijë nga Zayn. Ju dua shumë të dyve, nuk mund të ndaloj së lotuari”, ka shkruar Hadid krahas fotos. xh.d/abcnews.al