“Barcelona po mendon të afrojë në skuadër Gianluigi Buffon dhe ka pasur madje edhe bisedime drejtpërdrejt”. Ky është lajmi i Footmercato në Francë, por në Itali diçka e tillë hidhet poshtë.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, në një postim të bërë në “Twitter” shkruan se Buffon do të vendosë në javët në vazhdim nëse do të vazhdojë të luajë apo do të dalë në pension.
Gianluigi Buffon will decide whether to retire or continue to play after considering any offers from other clubs in the next weeks. Despite some rumours from Spain, there’s absolutely nothing with Barcelona – not even talks. ??? #Buffon #FCB @MatteMoretto
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 12, 2021
Romano, mes të tjerash thekson se nuk ka asgjë me Barcelonën, e jo më bisedime. Buffon dje deklaroi se e ka mbyllur me Juventusin dhe do të rinovojë. E ardhmja e tij mbetet mister për momentin. /abcnews.al