Milani dhe Interi janë gati për të zhvilluar një ndeshje spektakolare. Derbi i Milanos mbetet një përballje shumë emocionuese dhe palët janë ndarë midis ngjyrave kuqezi dhe atyre zikaltër.
Trajnerët Marco Giampaolo dhe Antonio Conte kanë vendosur për titullarët që do të zbresin në fushën e blertë.
Trajneri i kuqezinjve ka befasuar me zgjedhjen e Leao në krah të polakut Piatek në sulm, ndërsa Suso qëndron pas tyre në rolin e një numri 10. Conti do e nisë si titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes me katër dhe në mesfushë Biglia ka fituar balotazhin me Bennacer.
4-3-1-2 është skema e zgjedhur nga Giampaolo, ndërsa Conte përgjigjet me 3-5-2 e tij klasik. Barella, Brozovic dhe Sensi formojnë qendrën e mesfushës, ndërsa nga krahët do të operojnë D’Ambrosio dhe Asamoah.
Lautaro Martinez do të jetë në krah të Lukakut në sulm, ndërsa Godin, Skriniar dhe De Vrij do të tentojnë bllokimin e ofensivës kuqezi. /abcnews.al