Giacomo Vrioni “kopjon” Manajn, zyrtarizohet si lojtar i Juventusit

schedule19:36 - 30 Janar, 2020

schedule 19:36 - 30 Janar, 2020

Pas Rey Manajt që u transferua te Barcelona, një tjetër sulmues shqiptar kalon në një klub të madh. Giacomo Vrioni është transferuar në mënyrë përfundimtare te Juventusi. Njësoj si lushnjari, edhe 21-vjeçari i lindur në Itali do të luajë me ekipin e dytë të bardhezinjve.

Vrioni, kartonin e të cilit e zotëronte Sampdoria, ishte pjesë e Cittadella këtë sezon, por nuk ia doli të shënonte asnjë gol në Serie B. Tani do të aktivizohet me ekipin U23 të Juventusit që garon një kategori më poshtë.

Sulmuesi është pjesë e Shqipërisë U21, aty ku ka shënuar 1 gol në katër ndeshje, teksa debutoi me kombëtaren e madhe në ndeshjen e 14 tetorit të vitit 2018 përballë Izraelit për Ligën e Kombeve. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

UN ONORE! #finoallafine⚪️⚫️

A post shared by Giacomo Vrioni (@giacomovrioni_) on