Neri Hunda u diplomua në akademinë e policisë 5 vite më parë. Prej asaj dite veshi uniformën blu me dëshirën për të punuar në këtë profesion fisnik që I shërben sigurisë së qytetarëve.
Në 4 vitet e fundit natën e nderrimit të viteve e ka kaluar në krye të detyrës në rrugë dhe në shërbim të komunitetit.
Polici 30-vjeçar, rrëfen se përveç vitit të ri edhe disa prej festave familjare I ka kaluar duke qenë në shërbim, por kjo nuk e ka mërzitur aspak.
30-vjeçari gjatë detyrës në policinë rrugore është përballur edhe me shkelje të kryera nga miq e familjare të tij.
Mes sfidave, vështirësisë por edhe pasionit për punën,neri rrëfen se ka pasur një profesion tjetër, përpara se të ishte pjesë e policisë.
Ndihmës specialist për trafikun urban, e cilëson një profesion të bukur, punën në polici ai rrëfen se I është dashur të vendos masa ndëshkuese edhe kolegëve, teksa bën edhe një ftesë publike për të rinjtë e të rejat./abcnews.al