TIRANË- Besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e Krishtit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar. Në Tiranë qindra besimtarë katolikë e pritën lindjen e Krishtit në Katedralen “Shën Pali”.
Në mesnatë mesha u mbajt nga Arqipeshkvi i Metropolit Tiranë – Durrës i cili dha mesazhe paqeje dhe dashurie. Ndërsa besimtarët ortodoksë iu drejtuan katedrales “Ngjallja e Krishtit” mëngjesin e të enjtes.
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë mbajti mesën e liturgjisë hyjnore.
Krishtlindja konsiderohet si një nga ditët me te rëndësishme për të krishterët pasi përkujtohet lindja e Jezu Krishtit, birit të Perëndisë, i cilësuar si shpëtimtari i njerëzimit.

