Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Gëzon Pioli, pas Tomorit, mposht Covid-19 edhe një tjetër lojtar

schedule12:30 - 12 Janar, 2022

schedule 12:30 - 12 Janar, 2022

Skuadra e Milanit ka marrë një lajm pozitiv mëngjesin e sotëm, teksa një lojtarë ka mposhtur Covid-19.

Pas mbrojtësit Fikayo Tomori që vetëm dje doli negativ në testet e bëra, sot në mëngjes ishte radha e portierit të dytë të Milanit të “shkelmonte” Covid-19.

Bëhet fjalë për Ciprian Tatarusanu, i cili është rikuperuar nga virusi dhe pritet sot të kthehet ne stërvitje me pjesë tjetër të skuadrës.



Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një deklarate.

“AC Milan njofton se Ciprian Tatarusanu ka rezultuar negativ në testin për Covid-19. Lojtari është rikuperuar dhe do të kthehet në stërvitje me shokët e tij sot”, thuhet në deklaratën e kuqezinjve.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!