Gëzon Josa para sfidës me Dinamon, rikthehet nga pezullimi fantazisti i skuadrës

schedule14:51 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 14:51 - 1 Dhjetor, 2021

Vllaznia i shkaktoi humbjen e parë skuadrës së Laçit nën drejtimin e Mirel Josës, ndërsa këtë javë skuadra kurbinase do të përballet me Dinamon në stadiumin e saj.

Laçit i duhet të bëjë “autokritikë” për humbjen kundër shkodranëve dhe ndaj bluve të Bledi Shkëmbit iu duhet patjetër të rikthehen tek rezultatet pozitive.

Për këtë sfidë trajneri kurbinas gëzon teksa i kthehet nga pezullimi me kartonë një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së tij.

Bëhet fjalë për Regi Lushkjen i cili ishte mungesa e madhe kundër Vllaznisë, për shkak se kishte plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë, dhe në sfidën kundër Dinamos do të jetë nën urdhrat e teknikut Josa.

Kujtojmë se sfida e parë mes Laçit dhe Dinamos ka përfunduar në shifrat 1-1, edhe kjo ndeshje pritet të jetë e barabartë, duke qenë se edhe në tabelën e klasifikimit i ndajnë vetëm 2 pikë, me kurbinasit që aktualisht kanë grumbulluar 11 pikë dhe janë në vendin e 7, ndërsa blutë janë në kuotën e 13 pikëve të pozicionuar në vendin e 5-të.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!