Gëzim i madh për Lautaron, bëhet baba për herë të parë

schedule11:36 - 1 Shkurt, 2021

schedule 11:36 - 1 Shkurt, 2021

Sulmuesi i Interi, Lautaro Martinez, po kalon një periudhë shumë të mirë si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Argjentinasi shkëlqeu këtë fundjavë me fanellën zikaltër, ku shënoi një gol dhe dhuroi një asist për Lukakun në fitoren 4-0 kundër Beneventos.

Festa për 23-vjeçarin ka vazhduar edhe ditën e sotme, pasi ai është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e Lautaros, Agustina, ka sjellë në jetë para pak minutash vajzën e tyre. Lajmin e konfirmoi vetë lojtari, përmes një postimi në “Instagram”.

“Mirësevjen Nina Martinez! Faleminderit Agus Gandolfo që më dhurove këtë gëzim të pamasë. Të dua!”, shkruan krahas një fotoje me vogëlushen Martinez. Ky është një super lajm për lojtarin dhe tifozët interesitë shpresojnë që ai të jetë motivuar përpara duelit me Juventusin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!