Gëzim dhe frikë në të njëjtën kohë, partnerja e Alvaro Morata në terapi intensive pas lindjes së vajzës

schedule11:11 - 11 Janar, 2023

schedule 11:11 - 11 Janar, 2023

Frikë pas gëzimit në shtëpinë e Alvaro Morata. Gruaja e sulmuesit të Atletico Madrid, Alice Campello është në kujdes intensiv pasi solli në jetë Bellën, fëmijën e katërt të çiftit.

Lajmin e ka dhënë vetë Morata me një postim në Instagram.

“Bella ka lindur dje dhe është ashtu siç e kemi ëndërruar. Fatkeqësisht, pas lindjes që shkoi shumë mirë, nëna e saj pati komplikacione që na trembën shumë. Alice është e fortë dhe po shërohet pak nga pak.

Tani ajo ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv të “Clinica Universidad de Navarra” dhe për të po kujdesen mjekë të mrekullueshëm. Nuk do të ndalemi kurrë së falenderuari për dashurinë që na kanë dhënë në çdo kohë, për profesionalizmin e tyre që nuk na kanë bërë kurrë të ndihemi vetëm.

Unë i vlerësoj të gjithë pa masë. Ju përqafojmë fort dhe ju falenderojmë për të gjitha mesazhet dhe për fjalët e bukura që na keni shkruar me shqetësim. Do t’ju mbajmë të përditësuar”, përfundoi Morata./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!