Gazetarja e ABC News, Etleva Delia thotë se Gëzim Çela, i njohur ndryshe si “Baroni i drogës”, i cili është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Flakë në det”, kishte njohje në radhet e policisë, pasi edhe vetë ka qenë punonjës i Policisë së Kurbinit.
Delia u shpreh se vila e Gëzim Çelës, është bërë objekt kontrollesh nga ana e policisë dhe Forcave Speciale, që nga viti 2014, kur ishte operacioni i fundit, ku dhe aty arriti të arratisej.
“Dritan Metaj ishte emëruar shef i komisaritit të Kurbinit, vinte nga Kukësi, ku edhe aty ishte shef i komisaratit. Paraprakisht, mendohet se ka qenë pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal, duke ndihmuar me forma të ndryshme Gëzim Çelën dhe anëtarë të tjerë të grupit. Emri i Dritan Metaj doli gjatë hetimeve, sepse ky operacion i zhvilluar sot, është vazhdim i operacionit “Flakë në det” që ka nisur më 15 gusht. Ka qenë një operacion për ekzekutimin e masave të sigurisë, të dhëna nga GJKKO për 4 persona. Kjo vila e Gëzim Çelës është bërë objekt kontrollesh nga ana e policisë dhe Forcave Speciale, që nga viti 2014, kur ishte operacioni i fundit, ku dhe aty u arrit të arratisej dhe nuk u arrestua. Ky personazh ka qenë ish punonjës policie, ish oficer policie i Policisë së Kurbinit.
U akuzua për trafik droge nga pala shqiptare, për shfrytëzim prosticuioni nga Italia, rezulton dhe ish i dënuar nga autoritetet turke. Ka një CV të pasur kriminale që lidhet me trafikimin e lëndëve narkotike. Gëzim Çela kishte njohje në radhët e policisë. Policia thotë se ai ndodhet jashtë Shqipërisë. Ai rezulton një person në kërkim nga Italia, nuk i lejohet të shkojë në tokën turke”, theksoi ajo./abcnews.al

