Gëzdari: Derbi i ditëve të sotme, lozonjar! E zbukurojnë tifozët

schedule22:58 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 22:58 - 12 Dhjetor, 2019

Edmond Gëzdari, trajneri me eksperiencë i shumë klubeve në vendin tonë, është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC Neës. “Derbi edhe te stadiumi Dinamo është njëlloj. Dy tifozeritë nuk i vëmë dot bashkë. Këtu e kanë luksin të dyja tifozeritë të kenë vendin e tyre. Kanë qenë gati çdo herë 10 mijë tifozë. Do kishte më shumë njerëz, nëse Tirana nuk do kishte marrë rezultate negative në tre javët e fundit”, tha Gëzdari.

“Trajnerët që kanë qenë në dyshim te Partizani, kanë fituar me Tiranën dhe kanë mbetur aty. Starova e di mirë këtë. Dikur kështu thoshte presidenti i Partizanit. Do vendosë shumë durimi. Aspekti psikologjik është i rëndësishëm. Edhe Partizani nuk vjen në këtë ndeshje si kampion. E kanë kuptuar që është një histori tjetër. Kush pëson shpejt, do shkatërrohet”.

“Ka shumë të huaj që nuk e ndjejnë peshën e skuadrës, peshën e të qenurit lojtar i Tiranës apo i Partizanit. Derbet janë maskuar nga tifozët. Shumë nga lojtarët i luajnë si sfida të zakonshme. I motivon tifozllëku. Nuk e kanë përbrenda. Dua të them që, ata e mbarojnë ndeshjen dhe dalin në pazar dhe janë rehat. Derbi duhet të vuhet. Edhe jashtë, të gjithë e vuajnë. Tifozët dhe lojtarë. Tani derbi është bërë më lozonjar”. /acbnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!