Getoari bëhet më romantik se kurrë për ditëlindjen e Marinës

schedule12:22 - 17 Maj, 2021

schedule 12:22 - 17 Maj, 2021

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit shqiptar. Moderatorja e mirënjohur feston sot 31 vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë speciale për të, reperi ka treguar anën e tij romantike.

Krahas fotos së Marinës, ai ka shkruar: “Disa njerëz lexojnë libra dhe dëgjojnë histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Gjithçka më duhet të bëj është të shoh në sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime e dashur”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy)

“Të dua pafund jetë”, kanë qenë fjalët që i ka kthyer moderatorja. Ndërsa Marina vijon karrierën në televizion, Geti shijon sukseset në muzikë. Vetëm pak ditë më parë, solli duetin me Majk dhe Ermal Fejzullahun, që rezultoi gjithashtu një sukses. /abcnews.al