Getinjo: Më kanë ofenduar për shkak të tatuazheve

schedule17:42 - 12 Prill, 2022

schedule 17:42 - 12 Prill, 2022

Reperi i njohur, Getinjo, ka folur së fundmi për pjesën e paragjykimeve, me të cilat përballet çdo ditë.

I ftuar në “Libero”, ai u shpreh se gjatë karrierës së tij ka qenë i paragjykuar më shumë për tatuazhet e shumta dhe tekstet.

Përshëndetje të gjithëve që po na ndiqni, unë jam Getoar Aliu përndryshe emri artistik i imi është Getinjo dhe jam 30-vjeçar dhe bëj rap ose hip hop që 15 vite gati. Desha t’i ndaj me juve disa minuta me temën paragjykim”, tha reperi.

Më tej, Getinjo vazhdoi duke u ndalur edhe te paragjykimet e shumta.

Edhe unë bëj pjesë prej atyre personave që kam qenë i paragjykuar prej njerëzve, kështu që paragjykimet te ne në Kosovë te ne shumicë shqiptare është shumë nivel i lart. Desha të bëj një mesazh për të gjithë njerëzit që janë të paragjykuar, vazhdoni ëndrrat e juaja, qëllimet, vizionet, nuk ka lidhje çfarë jeni të trashë, a keni tatuazhe, a mbani syze apo nuk i keni kushtet, çdo gjë që e doni e keni pasion, ndiqni. Te ne shumë ka njerëz që nuk dinë vet ta bëjnë, e kundërshtojnë të tjerët, japin kritika, ofendime. Unë më së shumti kam luftuar gjithë këto vite që ta heqim këtë gjë prej atyre që na përcjellin, shikuesit apo dëgjuesit janë ata që paragjykojnë më së shumti. Kam qenë i paragjykuar më shumë për tatuazheve dhe për temën e teksteve”, deklaroi ai.

Pavarësisht të gjithave, Getinjo vazhdon të jetë  një nga reperët më të pëlqyer dhe këtë e tregojnë edhe ftesat e shumta që ka në koncerte./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!