Gërvalla tallet me flamurin francez, MPJ: S’ka njoftim për vendim kolektiv

schedule14:41 - 17 Tetor, 2023

schedule 14:41 - 17 Tetor, 2023

Të hënën në Tiranë, kryeministri i Kosovës foli me entuziasem për datën 1 janar. Dita, kur do fillonte levizja e lire per qytetaret e tij, në Bashkimin Europian. Pasi takoi Scholz, por doli e kërkoi sërish sanksione ndaj Serbisë, me siguri mori rrugën i lumtur drejt Prishtinës.

Por të martën, mjaftoi një fjali e presidentit francez për të kthyer Kosovën në realitetin e ri.

Ndërsa komentatorët flisnin për gjendje shoku në Prishtinë tek njerëzit e thjeshtë, ministrja e Jashtme Gërvalla zgjodhi ironinë, ose talljen me flamurin francez.

ABC News zgjodhi të pyesë direkt ministrinë e Jashtme, nëse kishte nje reagim për deklaratën e Macron.

Pra për Prishtinën, nuk ka një vendim kolektiv të vendeve të BE dhe megjithëse nuk e thoshte, linte të kuptohej se deklarata e Macron nuk kishtë ndonje vlerë. Por të vërteten mund ta gjesh lehtë, duke ju kthyer vitit 2020. Shpërthimi i pandemisë bëri që shumë vende të Bashkimit Europian, të rikthenin kufijtë fizike dhe të pezullonin marrëveshjen Shengen. E para për rastesi, ishte pikërisht Franca, ajo që vendosi e më pas mbylli kufijtë me Italinë e kthyer në vatër infeksioni të covidit. Më pas të gjitha vendet e tjera, ndoqë n shembullin e saj.

Komisioni Europian e bëri disa herë të qartë se nuk mund të vendoste pasi fjala e fundit i mbetej vetë vendit anëtar të BE.

Ndaj dhe reagimi i ministrisë së Jashtme të Kosovës, nuk ndryshon shumë nga ironia e zonjës Gërvalla, por është më i rëndë se gafa e saj. Pasi ose nuk e di, ose tenton të gënjejë në emër të teknikaliteteve, që nuk ekzistojnë.

Per Prishtinen zyrtare vendimi per te pezulluar liberalizimin e vizave nuk merret nga nje shtet por nga i gjithe blloku europian. Duket se ne kete menyre qeveria e Kosoves do te fshihet pas nje teknikaliteti deri ne momentin kur do te kete nje vendim per shtyrjen e liberalizimit te vizave te zyrtarizohet. Ne reagimin dhene per ABC News pas deklaratave te Macron, ministria e Jashtme ne Kosove, e cileson te keqintepretuar deklaraten e kreut te shtetit francez dhe thone se nuk kane nje njoftim qe te jete marre nje vendim i tille, pasi edhe nese do te merrej, ai nuk i takon vetem nje shteti anetar dhe ndermerret nga i gjithe blloku. Por teknikaliteti qe citon Ministria e Jashtme ne Kosove nuk eshte i vertete. Ne rastin kur nje shtet nuk eshte dakord per nje process te tille, Brukseli nuk imponon dot nje vendim qe del kunder vullnetit te nje prej shtetve anetare. Rast per tu kthyer ne kujtese eshte pandemia.

Jo shume kohe larg nga sot ishte Gjermania qe vendosi e para mbylljen e kufijve me vendet e tjera dhe qe u pasua edhe Franca me fqinjet e saj. Pas ketyre pozicionimeve, Brukseli nuk u imponoi rregulla per levizjen e shteteve pas vullnetin e tyre. U futen ne fuqi rregulla te dakordesuara ng ate gjitha shtetet. Per tu rikthyer tek liberalizimi i vizave. Macron edhe ne kuader te nje pozicioni te perbashket tha se do te diskutoje edhe me kreret e vendeve te tjera ne lidhje me vizat e Kosoves dhe mesa duket, nuk do te jete vetem Franca me nje pozicionim te tille./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!