Gërvalla konferencë me Hasanin: Bashkëpunimi dhe unifikimi i qëndrimeve tona na bën më të fuqishëm në arenën ndërkombëtare

schedule10:21 - 16 Janar, 2024

schedule 10:21 - 16 Janar, 2024

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në kuadër të turit tre ditor rajonal, po mban një konferencë të përbashkët me homologen e Kosovës, Donika Gërvalla. Kjo e fundit tha gjatë fjalës së saj se unifikimi dhe bashkërendimi i qëndrimeve e bën Shqipërinë dhe Kosovën më të fuqishme në arenën ndërkombëtare.

Gërvalla përmendi gjithashtu edhe sulmin terrorist në veri, të ndodhur pak muaj më parë, për të cilin tha se pret që bashkësia ndërkombëtare të ketë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë. Gërvalla shtoi se duhet të rritet bashkëpunimi diplomatik, kulturor dhe në fusha të tjera mes dy vendeve.

“U pajtuam që vetëm koordinimi, bashkërendimi dhe unifikimi i qëndrimeve dhe politikave tona na bën më të fuqishëm në arenën ndërkombëtare dhe sjell rezultate konkrete për qytetarët dhe dy shtetet tona. Shqiptarët në Ballkan mund të shndërrohen në një bërthamë të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon duke dhënë shembuj të mirë të bashkëpunimit të ngushtë në të gjitha sferat në interes të shqiptarëve në shtetet tona. E informova ministrin më në detaj për situatën në veri, ndryshimet thelbësore që kanë ndodhur atje, aktin e agresionit të hapur serb mbi Kosovën, duke theksuar se bashkësia ndërkombëtare ka vonesë për të dalë me një qëndrim të qartë rreth asaj që ka ndodhur në Banjskë dhe të sanksionojë agresorët. Mungesa e ndëshkimit mbart në vetvete rrezikun e përsëritjes prandaj sidomos për hir të paqes dhe stabilitetit në rajon, bashkësia ndërkombëtare duhet të mos mbetet e heshtur por të ndëshkojë ashpër çdo tentativë. Falenderova ministrin për praninë në varrimin e heroit reshterit Afrim Bunjaku që u vra duke mbrojtur sovranitetin e Kosovës, biseduam për veprimet e republikës së Kosovës në shtrirjen, zbatimin e vendimit për targat. Investimet tona në infrastrukturë janë dëshmi e integrimit e asaj pjese të serbëve dhe në shtetin e pavarur të Kosovës.“, theksoi mes të tjerash ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!