Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz i ka reaguar shefit të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell për arrestimet në veri, të cilat ky i fundit i ka quajtur jashtëgjyqësore.
Ministrja Gërvalla ka shpërndarë postimin e Borrellit në Twitter, ku ka parashtruar edhe pyetjen se a po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n?
“Policia ka prova të qarta se personi i arrestuar sot ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s më 29 maj. Arrestimi është bërë në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kështu që nuk ka asgjë jashtëgjyqësore”, ka shkruar Gërvalla.
Is the EU calling for impunity for those who attacked NATO?
The police has clear evidence that the person arrested today participated in attack against NATO on 29 May.
The arrest took place based on Art.71 of Kosovo’s Criminal Procedure Code so there’s nothing extra-judicial. https://t.co/LSqvIHrvf0
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 23, 2023
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka thënë dje (23 qershor) se është i alarmuar nga situata në veri të Kosovës dhe me marshimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut. Madje për këtë veprim të FSK-së, Borrell ka thënë se kjo është e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia./KosovaPress