Minstrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla deklaroi se rajoni i Ballkanit e ka në Republikë Serbe, duke iu refeuar Bosnje dhe Hercegovinës dhe se nuk ka nevojë për një të dytë.
Deklaratën, Gërvalla e dha këtë të martë në Prishtinë, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun kroat, Gordan Grlic Radman.
Gërvalla theksoi se kanë shqyrtuar modelin e Kroacisë për trajtimin e komuniteteve, duke theksuar se presin nga serbët të jenë më serioz në procesin e dialogut dhe se presin nga BE që të ketë më shumë këmbëngulje në vendimet që merren në praninë e tyre.
“Ne kemi trajtuar modelin e kemi parë, asnjë lloj asociacioni, mekanizimi nuk mund të implementohet në Kosovë nëse shkel Kushtetutën tonë, dhe shkel funksionimin e shtetit tonë. Çfarë kemi parë në Bosnjë dhe Hercegovinë me serbët, nuk mund të ndodhë këtu. Ky rajon mjaft e ka një Republikë Serbe nuk ka nevojë për një të dytë. Të gjitha modelet që kemi parë, kemi konstatuar se Kushtetua e Kosovës u jep shumë më shumë të drejta komuniteteve”, theksoi ministrja.