Gërryente shtratin e lumit Vjosa për të nxjerrë inerte, vihet nën hetim 52 vjeçari në Vlorë

schedule14:46 - 13 Mars, 2024

schedule 14:46 - 13 Mars, 2024

Një 52 vjeçar, me detyrë përgjegjës në një firmë, është proceduar proceduar penalisht pasi kryente gërryerje në shtratin e lumit Vjosa, me qëllim marrjen e inerteve.

Në vendin e quajtur “Ura e Poçemit” në Selenicë, janë konstatuar një skrap i kësaj firme që përdorej për gërryerjen e shtratit të lumit Vjosa dhe një kamion që shërbente për transportimin e inerteve.

Policia sekuestroi 2 mjetet (skrap dhe kamion) të kësaj firme, që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!