Steven Gerrard ka qenë një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim në kohën kur zbriste në fushën e blertë.
Prej disa vitesh, tashmë në rolin e trajnerit, Gerrard është po ai, lojtari që ishte strikt në çdo gjë, si një mënyrë për të arritur sukses dhe harmoninë në skuadër.
Edhe tashmë në krye të Aston Villës, rregullat strikte të vendosur nga ish-mesfushori i Liverpool janë po aty, madje për disa mund të quhen të “çmendura”.
Mbërritja me vonesë në stërvitje, pasi Gerrard t’i ketë rënë bilbilit për fillimin e seancës së ditës, kushton një gjobë të majme prej 500 stërlinash.
Ky penalitet është mjaft i zakonshëm në ekipet e futbollit, por në listën e gjobave të Gerrardit ka të tjera shumë të çuditshme. Ndoshta sanksioni më befasues është ai që tregon se nëse një lojtar harron të sjellë një tortë në ditëlindjen e tij, ai duhet të paguajë 50 stërlina për çdo ditë që kalon. Kuptohet qartë që trajneri i kushton vëmendje të veçantë marrëdhënieve të ngushta në grup.
Një tjetër sanksion, që mund të duket befasues, por që ka një logjikë të caktuar, është ai i futjes në dush zbathur. Lojtarët e Aston Villa duhet të veshin pantofla dhe thyerja e këtij rregulli do të thotë të gjobitesh 100 stërlina.
Lista e Gerrardit është e pafundme dhe disa shkelje disiplinore u kushtojnë lojtarëve mjaft para. Të mbërrish me vonesë në kampin stërvitor ose në një takim do të thotë të paguash 200 stërlina… në minutë. Nëse kjo vonesë ndodh në një ditë ndeshjeje, shuma do të jetë 1,000 stërlina (1,188 euro).
Trajneri i Aston Villas gjithashtu dëshiron që lojtarët e tij të jenë të respektueshëm në fushë. Nëse dikush merr një karton të verdhë për protestë, dënimi do të jetë 200 stërlina, ndërsa ai që merr karton të kuq duhet të ftojë për për të ngrënë të gjithë skuadrën brenda katër javësh nga përjashtimi nga loja.
100 stërlina kushtin nëse ke harruar të marrë GPS në stërvitje apo të parkosh në një vend të ndaluar. Të vishesh keq do të thotë gjithashtu se do ta marrësh gjobë. Gerrard nuk mund ta imagjinojë që lojtarët e tij të jenë të veshur keq. Çdo veshje e papërshtatshme në ditët e ndeshjeve do të pasohet me një gjobë prej 100 stërlinash. Dhe vonesa në një ngjarje biznesi në klub do të rezultojë në një gjobë prej 250 stërlinash.
Dhe së fundi, ndoshta më surrealja nga të gjitha (edhe pse ajo me tortën e ditëlindjes duket më e veçanta) është ajo që tregon lojtarin më të keq në stërvitje një ditë para ndeshjes, i zgjedhur me votim, i veshur me një fanellë me mbishkrimin “Isha më i keqi në stërvitje”.
/f.a/abcnews.al