Gerrard pranë rikthimit në pankinë, “gjigandët” e Greqisë piketojnë ish-“arkitektin” e Liverpool

schedule13:58 - 19 Prill, 2023

schedule 13:58 - 19 Prill, 2023

Pas rimëkëmbjes së AEK e Pananthinaikos, të cilat hoqën nga “froni” grek, legjendarët e Olympiacos tashmë është radha e këtyre të fundit të ringrihen sërish në majë të tabelës së klasifikimit e për këtë arsye bordi i “helenëve” është në kërkim të një tekniku të ri dhe me eksperiencë.

Pas aludimeve të shumta se stolin e grekëvë mund ta marrë Gennaro Gattuso, drejtuesit e 45 herë kampionëve të Greqisë, tashmë kanë vënë nën “shënjestër” dhe ish-“arkitektin” e mesfushës së Liverpool, Steven Gerrard, si teknikun e ardhshëm të skuadrës.

Sipas mediave angleze, bordi i Olympiacos është tepër i kënaqur me punën e Gerrard, i cili në karrierën e tij si trajner ka menaxhur skocezët e Rangers, të cilët i ktheu ata te titulli kampion pas më shumë se 10 vitesh pritjes, si dhe anglezët e Aston Villa, me këta të fundit që u “nda” tetorin e shkuar pas rezultateve të dobëta.

Deri në fund të sezonit ekipi nga Pireu e ka vendosur që do të udhëhiqet nga tekniku francez Jose Anigo, i cili momentalisht i rendit ata në vendin e 3-të në Kampionatin grek me 63 pikë, 6 më pak se kreu që ndahet nga AEK e Panathinaikos me nga 69 pikë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!