“Gërmoni më thellë,” Johnson pritet t’u bëjë thirrje anëtarëve të NATO-s: Shpenzoni më shumë për Mbrojtjen

schedule09:03 - 29 Qershor, 2022

schedule 09:03 - 29 Qershor, 2022

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson pritet që t’u bëjë thirrje anëtarëve të NATO-s që të “gërmojnë më thellë” dhe të investojnë më shumë për të modernizuar mbrojtjen në Evropë.

Britania e Madhe shpenzon më shumë se 2% të GDP në mbrojtje, por anëtarët e tjerë nuk e kanë plotësuar ende këtë target të vendosur nga aleanca. Shpenzimet ushtarake do të arrijnë në 2.3% këtë vit, njoftoi qeveria e vendit duke  theksuar se 1.3 miliardë paund do të shkojnë si “mbështetje të jashtëzakonshme” për Ukrainën.

Boris Johnson do t’u thotë udhëheqësve në samit se pas pushtimit të Ukrainës, dekada e ardhshme do të jetë më e rrezikshme. Ndërkohë, kujtojmë se të martën Turqia hoqi veton për t’i hapur rrugën Finlandës dhe Suedisë që t’i bashkohen aleancës së mbrojtjes, duke hapur kështu edhe rrugën për zgjerim. /abcnews.al/