Të jetosh me një familjar i cili ka probleme me gërhitjen gjatë gjumit, mund të jetë e vështirë. Shpesh kjo patologji neglizhohet duke mos i dhënë rëndësinë e duhur. Mjekja otorinolaringologe e spitalit Hygeia, Holta Sulaj shpjegon se çfarë fshihet pas kësaj problematike.
“Gërhitja është një frymëmarrje e zhurmshme gjatë gjumit e cila mund të bëhet problem për familjarët e tjerë. Është një simptomë e cila tregon shpeshherë problematika të tjera që mund të jenë të fshehura pas saj. Shfaqet si në moshë pediatrike, si në moshë adulte, si tek të moshuarit.
Është problematike pasi pas saj mund të fshihen problematika të tjera të cilat mund të jenë të rënda dhe të rrezikshme për shëndetin. Gërrhitja mund të arrijë shkallë të ndryshme, zhurma mund të jetë e tillë që të arrij 90 apo 100 decibel, që është e ngjashme me lëvizjen e një makine, kamioni, etj, që sigurisht prish gjumin e partnerit që është në shtrat, apo dhe të familjarëve të tjerë”, ka thënë ajo.
Është shumë e rëndësishme diagnoza e duhur e specialistit për këtë problematikë.
“Në varësi të problemit që shkakton, që mund të jetë një problem i rrugëve të sipërme të ajrit, në nivelin e hundës, në nivelin e fytit. Mund të jetë në rrugë të tjera që zbresin më poshtë, korrigjohet zona që është e bllokuar. Mund të jetë një trajtim kirurgjikal, nëse janë provuar trajtimet medikamentoze, ose mund të jetë me medikamente nëse kemi situata rinitesh, rinitesh alergjike, situata rinofaringitesh, etj. Tek fëmijët është karakteristikë prezenca e zmadhimit të bajameve, apo prezencës së mishit të huaj, dhe zgjidhja në këto raste mbetet kirurgjia.”
Jo gjithmonë gërhitja është problematikë por në raste të caktuara mund të jetë e lidhur me probleme serioze me shëndetin prandaj rekomandohet që të paraqiteni te mjeku ORL për tu diagnostikuar saktë me qëllim marrjen e trajtimit adekuat duke qenë se trajtimi në këto raste është kompleks dhe multidisiplinar.
“Gërhitja është një frymëmarrje e zhurmshme gjatë gjumit e cila mund të bëhet problem për familjarët e tjerë. Është një simptomë e cila tregon shpeshherë problematika të tjera që mund të jenë të fshehura pas saj. Shfaqet si në moshë pediatrike, si në moshë adulte, si tek të moshuarit. Është problematike pasi pas saj mund të fshihen problematika të tjera të cilat mund të jenë të rënda dhe të rrezikshme për shëndetin. Gërhitja mund të arrijë shkallë të ndryshme, zhurma mund të jetë e tillë që të arrij 90 apo 100 decibel, që është e ngjashme me lëvizjen e një makine, kamioni, etj, që sigurisht prish gjumin e partnerit që është në shtrat, apo dhe të familjarëve të tjerë”, shprehet ndër të tjera mjekja.