“Gërdeci”/ Sot seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes. Zbardhet dëshmia e rojes së fabrikës: Pashë kur mori flakë një karrocë…

schedule15:42 - 18 Tetor, 2023

schedule 15:42 - 18 Tetor, 2023

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me shpërthimin e ndodhur në Gërdec në mars të 2008-tës .

Gazetari Ermal Vija raportoi se deri më tani kanë dëshmuar 5 persona, mes tyre edhe Fejzi Shehu i cili ka punuar si roje zëvendësues tek fabrika e demontimit të armëve për dy ditë.

“Isha roje tek porta kryesore e fabrikës së demontimit aty futeshin punëtorët dhe dilnin kamionët. Ditën e shpërthimit isha në punë, tek porta kryesore dhe më erdhi një familjarë i një personi që kërkonte ti jepte ushqimin. Qesen e mora unë dhe jam futur brënda deri tek porta e dytë, aty pashë flakën pranë  një karrocë dhe njerzit filluan të bertisnin për shkak të barutit flaka u përhap me shpejtësi dhe ika me vrap. Më pas aty kam mësuar se bëheshin saldimet e karrocave të dorës nga Qemal Deliu. Kam parë Qemalin  që atë ditë ka dal dy tre herë jashtë për të salduar karroca dhe të gjitha levizjet bëheshin me lejen e përgjegjësit. Emrin e tij, Qemalit e kam mësuar pas shpërthimit sepse nuk e njihja pasi kisha vetëm dy ditë qe punoja në fabrikë”, ka thënë Fejzi Shehu.

Ndërkohë mësohet se më herët dëshmuan edhe bashkëshortët, Feruzan e Zamira Durda.

Kjo e fundit e pyetur nga avokatët mbrojtës, deklaroi se nuk ka asgjë personale me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, por shtoi se kërkon të vendoset drejtësi.

“Nuk kam asgjë me Fatmirin. Une mëndoj që ky është një krim shtetëror dhe Mediu ishte pjesë e shtetit. Përgjegjës për shpërthimin në Gërdec është e gjithë piramida shtetërore”, ka thënë ajo. Në fund ajo i ka kërkuar gjykatës t’i japë përgjigje se përse fëmija i saj nuk jeton më. Gjithashtu ajo i dorëzoi edhe dy fletore shkrimi të djalit të saj Erison Durda, që humbi jetën nga shpërthimi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!