“Gërdeci”/ Shtyhet sërish seanca për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu

schedule09:20 - 31 Korrik, 2024

schedule 09:20 - 31 Korrik, 2024

Shtyhet sërish seanca për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në lidhje me çështjen “Gërdeci”.

Seanca e radhës do të mbahet më 11 shtator, ora 10:00.

Ekspertët financiarë kanë dorëzuar përgjigjet e ngritura nga ana e avokatëve të Mediut në Gjykatën e Posaçme.

Avokatët e Mediut dhe Prokuroria e Posaçme kërkuan kohë për t’u njohur me përgjigjet./abcnews.al