“Gërdeci”/ Shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun

schedule12:16 - 13 Janar, 2025

schedule 12:16 - 13 Janar, 2025

Është shtyrë sërish seanca në GJKKO për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me dosjen ‘Gërdeci’. Seanca e radhës do të mbahet më 28 janar.

Mësohet se avokatët e Mediut dorëzuan pyetje të tjera në lidhje me akt ekspertimin tekniko-ushtarak. Për këtë ekspertët morën kohë për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të tjera.

Kujtojmë që Fatmir Mediu është marrë i pandehur për shpërdorim detyre me dyshimin se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në Gërdec./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!