‘Gërdeci’/ Shtyhet sërish seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, ja arsyeja

schedule09:32 - 7 Korrik, 2023

schedule 09:32 - 7 Korrik, 2023

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj ish ministrit Fatmir Mediu për çështjen Gërdeci. Gazetari i ABC Neës, Ermal Vija raporton se shkak për shtyrjen e seancës që do të mbahej sot janë prokurat për viktimat e tragjedisë. Seanca e radhës është caktuar që të mbahet me 18 Korrik në orën 14:00.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ka dyshime se Mediu në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona të tjerë, ka nxjerrë akte nën ligjore në kundërshtim me ligjin.

Përveç Mediut, SPAK po heton në një fraksion tjetër për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash” në lidhje me kontratat e firmosura për shitjen e municioneve. Në pyetje deri më tani janë marrë Aldo Bumçi, ish-ministër i drejtësisë së kohës dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!