Gërdeci, procesi i shekullit/ Daci: Do të zgjerohet rrethi i personave të cilët janë objekt hetimi

schedule20:18 - 3 Tetor, 2023

schedule 20:18 - 3 Tetor, 2023

Juristi i njohur Jordan Daci, i ftuar në studion e “Real Story” ka deklaruar se lidhur me procesin e shekullit “Gërdecin”, do të zgjerohet rrethi i personave të cilët janë objekt hetimi.

Ai ka theksuar se kërkesa e prokurorisë është aktive në këtë proces dhe ky rast do të prodhojë dhe të pandehur të tjerë.

Parimi gjyqësor është që asnjë nuk thirret nëse nuk asnjë djeni për procesin. Pra, minimumi për pjesë të caktuara duhet të kesh informacion për ndryshe nuk do t’i shërbente procesit thirrja e një dëshmitari. Lista përfshinte dhe disa zv. Ministra të huaj, të cilët në pozicionin që kanë qene nuk e di pse ja thirrur. Për mendimin tim pavarësisht se çfarë ka ndodhur, u çmontuan pjesët sikur të ishin duke u prerë dru. Kështu ishte përshtypja që u krijua kur e panë njerëzit.

Pastaj kërkesa e prokurorisë është aktive në këtë proces. Për shkak se është futur me gjykim të zakonshëm, mund të kemi dhe shtesa të njerëzve të tjerë, por mundet që gjatë hetimit me siguri do të zgjerohet dhe rrethi i personave të cilët do të jenë objekt hetimi dhe pse sot gjykohet vetëm kërkesa ndaj zotit Mediu. Besoj që ky rast do të prodhojë dhe të pandehur të tjerë të lidhur me rastin”, u shpreh Daci./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!