Ka përfunduar seanca për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gazetari Ermal Vija raporton se seanca e radhës do të mbahet me 27 Tetor në 12:00, ku do të dëshmojnë 15 dëshmitarët e radhës.
Më herët, gazetari raportoi se gjatë seancës së sotme kanë dëshmuar 11 persona, mes tyre edhe Fejzi Shehu, i cili ka punuar si roje zëvendësues tek fabrika e demontimit të armëve për dy ditë.
Ish-ministri, Fatmir Mediu akuzohet nga prokuroria se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, në Gërdec.
Sipas SPAK, Mediu në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes, ka nxjerrë akte nën ligjore në kundërshtim me ligjin./abcnews.al