Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Gërdeci nuk ishte aksident”/ Meçe: Berisha krijoi skemën korruptive. Raketa të Shqipërisë i janë dhënë Hamasit

schedule20:38 - 16 Mars, 2026

schedule 20:38 - 16 Mars, 2026

Analisti Arben Meçe thotë se shpërthimi në Gërdec, 18 vite më parë ku humbën jetën 26 persona, nuk ishte një aksident.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha krijoi skemë korruptive dhe në 5 makina që niseshin për në Gërdec me armë, 4 shkonin në aeroportin e Rinasit.

Sipas Meçes, raketa tokë ajër dhe tokë tokë i janë dërguar Hamasit. Meçe shtoi se janë dhënë 20 milionë euro për të blerë dëshmitarë në Gërdec.



“Po e nis me një falenderim, për këtë nënë heroine, e cila sfidoi sistemin, sfidoi atë që fshati Gërdec nuk arriti dot të dilte mbi interesin dhe e vetme, me një suport të shkëlqyer ligjor, falenderohet edhe avokati, ka qenë shumë më tepër në presion. 21 janari, tipar kryesor me sistemin ligjor ishte deformimi i aktit, nga vrasje me paramendim, u kthye në vrasje nga pakujdesia. Prokuroria jonë, e ktheu gjithë procesin në vrasje nga pakujdesia. Në të njëjtën përmasë edhe kjo që po diskutojmë për Gërdecin. Strasburgu e riktheu në Shqipëri. Para dy ditësh, përfaqësues të shtetit shqiptar në zonën e Beratit dhe Poliçanit më japin informacion, në këtë periudhë, kur u mor vesh që falë kërkesës së NATO-s, për asgjësimin e armatimit të rëndë lindor, po lindte një skemë korruptive, për të përfituar nga kjo gjë. Në mënyrë zyrtare i janë drejtuar Berishës, i kanë thënë, Poliçani është nga fabrikat më modernet që kemi ne, me ka teknologji të përgatitur, e gjithë ajo bazë do ishte e shtetit shqipar, e demilitarizuar dhe me kontroll ushtarak. Nuk u bë një gjë e tillë. U bë një skemë. Armatimi do shkonte te privat. Nuk e bëri Mediu, nuk kishte mendere. Kush e bëri? U prodhua mekanizmi i dytë, që demontimi mos të bëhej në zona ushtarake që ishin larg aeroportit. Nuk është e rastësishme pse ishte afër aeroportit. Çështja Trebicka është aferë më vete, ky është shumë herë më e rëndë. Raketat tokë ajër, tokë tokë që ka pasur Republika e Shqipërisë, përmes këtij mekanizmi, në emër të demontimit, i kaluan Hamasit dhe u godit Izraeli.

Armatimi i rëndë, në 5 makina që shkonin në Gërdecm, 4 shkonin në aeroport. Çuditërisht aty ka një emër që quhet Fahri Balliu, njeriu më i afërt i Berishës. Kjo nxirrte një realitet ku një skemë e tmerrshme korruptive u zhyt me 26 veta. Nuk ishte aksident. Pati 26 të vdekur dhe vrasja e tyre është bërë në rrethana cilësuese. Vrasjen e kthyen nga pakujdesia dhe e kthyen në aksident. Një OJF më vjen mua dhe më kërkon ekspertizën e Gërdecit. E kam unë ekspertizën e 87 shtëpive. Gjithë këta individë, kryen vrasje, mbulim dhe blerje, sot flasin për moral. SPAK, që i di të gjitha këto, mbyll gojën”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!