Ditën e sotme seanca paraprake për Fatmir Mediun pritet të zhvillohet në orën 14:30. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në kuadër të kodi ushtarak.
Prokuroria i kërkon gjykatës që të vazhdojë gjykimi.
Seanca e fundit është shtyrë pasi familjarët e viktimave të Gërdecit kanë kërkuar që të jenë prezent në gjykatë.
Gjykata ka marrë vendimin e prokurorit Klodian Braho, ndërsa ky i fundit kërkoi shtyerje, ndërsa ditët e sotme pritet të legjitimohet pjesëmarrja e tyre në seancë. Më pas gjykata pritet të vendosë nëse do ta kalojë për gjykim apo jo këtë çështje.
Kujtojmë që Mediu nuk ka qenë i pranishëm në seancën e fundit, ka preferuar që të mbrohet nga dy avokatët . Edhe sot parashikohet që Mediu të mos jet prezent.
Familjarët e viktimave duan të jenë prezent dhe të mbrohen nga avokati i tyre.
Përveç përfundimit të hetimeve për Mediun, prokuroria ka ndarë këtë dosje duke regjistruar një tjetër procedim penal sa i takon korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe pastrimit të parave, për të cilin ka kryer veprime hetimore, ku ka thirrur edhe Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin.
Presim sot nëse gjykata do të pranojë kërkesën e prokurorërisë dhe më pas do të kemi edhe një proces gjyqësore për dy akuzat e lartpërmendura, bëri me dije gazetari i ABC News, Ermal Vija.r.t/abcnews.al