“Do të jem në çdo seancë, dua të dalë e vërteta”, kështu u shpreh ish ministri Fatmir Mediu në përfundim të seancës gjyqësore në GJKKO lidhur me tragjedinë e Gërdecit.
“Dua të dalë e vërtetë rreth këtij procesi. U provua se Fatmir Mediu ka vepruar në respekt të ligjit të detyrimeve të NATO e BE. Po ashtu ka patur marrëdhënie korrekte me të gjithë strukturat. Nuk ka patur asnjë reklamim te ministri i mbrojtjes për Gërdecin. Sot vura në dijeni një dokument të policisë ushatarake. Qëndrimi im ka qenë i prerë duhej të procedoheshin penalisht të gjithë ata që kanë shkelur ligjin. Sot ka nevojë të kuptohet që, ky demontim ishte domosdoshmëri detyrim ligjor, sepse ishte cështje sigurie për rajonin. Kërksa ishte e vlerësuar sipas procedurave. Vendi i demontimit, nuk ka asnjë praktikë në ministrinë e mbrojtjes. Në ministri ka një gjë, cdo urdhër obligon strukturat të dalin me urdhrat dhe raportimet përkatëse. Kjo është është e shkruar në ligj e rregullore. Kam bërë detyren time në përputhshmëri me të gjitha këto akte.
Ndër të tjera Mediu tha se ka dorëzuar në seancën e sotme një raport të policisë ushtarake ku denoncon shkeljet e kompanisë.
Tjetër gjë e rëndësishme, është akuza që ministri ka bërë dëm ekonomik, këto janë akte që kanë dalë nga rregullore që duhet të zbatohen. Transporti i municioneve është bërë nga Forcat e Armatosura. Unë do të jem në çdo seancë që do të trajtohet çështja e Gërdecit. Do të jem prezent siç isha edhe sot. Ka një raport mujor të policisë ushtarake që i drejtohet edhe shefit të shtabit edhe policisë. Në raportin për muajin maj është adresuar edhe një shqetësim për punime të paligjshme në Gërdec. Unë kam thënë që duhet të procedohen të gjithë ata që kanë bërë shkelje. Detyra e ministrit është të vlerësojë dhe adresojë nuk vendos gishtin se kush e ka bërë. Nuk ka një akt që të ketë ardhur tek ministri i Mbrojtjes dhe unë ta kem neglizhuar apo mos e vlerësuar.