Gërdeci/ Familjarët pjesë e procesit, avokati Matlija: Një fitore e vogël, me interes është zbardhja e ngjarjes

schedule15:20 - 7 Qershor, 2023

schedule 15:20 - 7 Qershor, 2023

 

Prokuroria e Posaçme vendosi ditën e sotme të pranonte kërkesën e familjarëve të viktimave të Gërdecit që të jenë pjesë e procesit gjyqësor.

Avokati mbrojtës, Dorian Matlija në një komunikim për mediat jashtë dyerve të SPAK u shpreh se për këtë është një luftë e gjatë që bëhet dhe mund të quhet një fitore e vogël në këtë process.

“Historia e pjesëmarrjes së viktimave në proceset penale është një luftë e gjatë. Ka qenë e vështirë të ndryshohej kodi, më pas mentaliteti që të arrinim në këtë moment.

Është një fitore për familjen Durda, se e ka filluar këtë proces që në vitin 2009.

Nëse do të kemi një gjykim të zakonshëm, do të thotë t’i marrim të gjithë provat me radhë dhe  çdo gjë mund të ndodhi.

Nuk ka më mirë se sa të bëhet një gjykim i zakonshëm dhe të merren provat me radhë për të zbardhur të gjithë detajet” tha ndwr tw tjera avokati.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!