Gërdeci/ Avokatët e Mediut kërkojnë eksperiment hetimor për shkaqet. Prokurori i SPAK: Ministri ishte në dijeni për mjedisin e rrezikshëm

schedule13:54 - 24 Prill, 2024

schedule 13:54 - 24 Prill, 2024

Është shtyrë seanca për çështjen e Gërdecit. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet në datën 2 maj në orën 10:00. Avokatët mbrojtës dhe ish-ministri i Mbrojtes, Fatmir Mediu kanë kundërshtuar provat e prokurorisë.

Ata kërkuan të kryhej një eksperiment hetimor për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit dhe të pyeten ekspertet amerikanë që kanë firmosur aktin e parë kur ndodhi edhe shpërthimi. Po kështu avokatët dhe Mediu këmbëngulënn që prokuroria nuk ka paraqitur prova që e lidhin ish-ministrin me shpërdorimin e detyrës. Por kjo u kundërshtua nga prokurori Klodian Braho.

Prokurori Klodian Braho: Në Gërdec u krijua mjedis i rrezikshëm dhe ministri ishte ne dijeni, Gëdeci nuk ishte i licensuar.

Fatmir Mediu: Nuk shkova të bëj ushtri, por për të orientuar politikat e mbrojtjes.

Ndërsa, SHBA ka sjellë përgjigje të letër-porosive mbi pyetjet e disa dëshmitarëve, por autoritetet gjyqësore janë shprehur se pyetja e këtyre personave nuk mund të bëhet nga gjykata, por vetëm nga agjentët e FBI.

Kujtojmë që ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!