Familjarët e 26 viktimave që humbën jetën nga shëprthimi i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec erdhën edhe këtë 15 mars për t’i përkujtuar.
Lotët në sy nuk u janë tharë, edhe pse thonë se koha shëron plagët. Afërdita Canga solli për herë të parë nipërët e saj në vendin ku gjyshi i tyre Besnik Canga mbeti viktimë e shpërthimit. Ajo thotë se 16 vite më parë kjo tragjedi ishte e paralamjëruar, pasi punëtorëve nuk iu siguroheshin kushtet e punës.
Barie Sefa nga kjo tragjedi humbi të bijën, Nafie Laçin, asokohe vetëm 38 vjeç. Atë ditë fatkeqe e kujton sikur të kishte ndodhur dje.
Ramazan Cani, nje banor I gerdecit humbi ne kete tragjedi vellain e tij Shefki Cani dhe kunaten e tij. Ai e tregon 15 marsin e 16 viteve me pare si diten me te zeze te jetes.
Lufta e Zamira Durdës për drejtësi, vazhdon prej vitesh. Apelin e perseriti edhe këtë 15 mars.
Zabit Çuku, mesditën e 15 marsit të vitit 2008 po punonte si çdo ditë ne fabrikën e demontimit të armëve, por as në ëndrrat më të këqia nuk e imagjinonte atë që ndodhi.
Sink Zabit Çuku, i mbijetuar nga shpërthimi./abcnews.al