Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Georgina Rodriguez sjell pamje nga pushimet në Mallorca së bashku me Ronaldon dhe pesë fëmijët e tyre

schedule23:14 - 25 Qershor, 2022

schedule 23:14 - 25 Qershor, 2022

Georgina Rodriguez dukej në formë të mirë teksa shijonte pushimet familjare në Mallorca me Cristiano Ronaldon dhe pesë fëmijët e tyre.

28-vjeçarja shkoi në Instagram për të ndarë një sërë fotosh të ëmbla nga udhëtimi, përfshirë një imazh mahnitës familjare.

Bukuroshja dukej e mahnitshme në një palë sytjena të zeza dhe pantallona të shkurtra të bardha, ndërsa mbante një çantë Louis Vuitton.



Që kur u takua me Ronaldon në vitin 2016 në një dyqan Gucci ku ajo ishte një asistente, Georgina ka ndjekur pesë herë fituesin e ‘Topit të Artë’ nga Madridi në Torino dhe më pas në Manchester, teksa ai u largua nga Real Madrid për Juventus dhe United.

Djali më i madh i Ronaldos, Cristiano Jr. lindi në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010, por u kthye menjëherë në Madrid. Identiteti i nënës së tij nuk dihet.

Në qershor 2017, ylli i atëhershëm i Real Madridit i befasoi fansat me lajmin se kishte mirëpritur binjakët Eva dhe Mateo përmes një nëne surrogateje, dhe vetëm një muaj më vonë ai dhe Georgina njoftuan se prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku.

Më pas Georgina solli në jetë vajzën e tyre Alana më 12 nëntor 2017, me sportistin që e bëri të ditur lajmin në Instagram duke shkruar: “Alana Martina sapo ka lindur”.

Në tetor 2021, çifti zbuloi se prisnin binjakë, por në mënyrë tragjike djali i tyre vdiq në lindje më 18 prill, por vajza e tyre mbijetoi.

Muajin e kaluar, Georgina dhe Cristiano zbuluan se e kishin quajtur vajzën e tyre Bella Esmeralda.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!