Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto të ndryshme.
Mirëpo, me foto e publikuar së fundmi, ajo i ka surprizuar të gjithë. Georgina është frymëzuar nga misionarja e njohur me origjinë shqiptare, Nënë Tereza.
E veshur me një fustan të bardhë dhe një vello të hedhur në flokë dhe grim të thjeshtë, bukuroshja ka pozuar për francezen “L’Officiel”.
“Kush nuk jeton për të shërbyer, nuk shërben për të jetuar. Shën Tereza e Kalkutës”, janë fjalët që shoqërojnë imazhin e Georginës.
Kjo ide është pritur shumë mirë nga ndjekësit, të cilët në 3 orë nga publikimi i kanë dhënë më se gjysmë milioni ‘like’./abcnews.al
View this post on Instagram