Jeta luksoze e Cristiano Ronaldos dhe Georgina i “ka çuar” në Arabinë Saudite, ku jetojnë në mes të luksit arab. Ndërkohë, ata kanë prona të ndryshme të përhapura nëpër botë dhe njërën prej tyre sapo e kanë dhënë me qira për 10 mijë euro në muaj. Është vila La Finca, ku u filmuan dy sezone të “I Am Georgina” në Netflix.
Bëhet fjalë për një ndërtesë unike, me 4000 metra katrorë, katër kate dhe një garazh të madh ku sulmuesi aktual i Al-Nasr mban disa nga makinat më të mira të tijat.
Pavarësisht gjithçkaje, fansat mendojnë se çmimi i qirasë është “shumë i lartë”. Megjithatë, është një shtëpi me shumë dhoma gjumi, banjo dhe një ekip të plotë sigurie. Përveç kësaj, shtëpia ka siguri private.
Si kuriozitet, La Finca ishte vendi i zgjedhur nga Netflix për të filmuar dy sezonet e para të “I Am Georgina”, një dokumentar për modelen dhe partneren e Cristiano Ronaldos./abcnews.al