George Clooney refuzoi 35 milionë dollarë për një ditë pune, arsyeja do t’ju habisë

schedule08:43 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 08:43 - 4 Dhjetor, 2021

Dikur George Clooney iu ofruan 35 milionë dollarë për të marrë pjesë në një reklamë. Së fundmi, aktori dhe regjisori 60-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, rrëfeu arsyen se pse vendosi të hiqte dorë nga kjo shumë e madhe për një ditë pune. Ai shpjegoi se si një bisedë me gruan e tij, Amal ndikoi në vendimin e tij.

Amal është një avokate e të drejtave të njeriut me të cilin u martua në vitin 2014. “Epo, po. Më ofruan 35 milionë dollarë për një ditë pune për një reklamë ajrore, por fola me Amal për këtë dhe vendosëm që nuk ia vlen. Ishte lidhur me një vend që, megjithëse është aleat, ndonjëherë është i diskutueshëm”, tha aktori për The Guardian.

Clooney është martuar me avokaten Amal në vitin 2014 dhe kanë dy fëmijë, binjakët Ella e Alexander, të lindur në qershor 2017.

Çifti: Aktori, 60 vjeç, zbuloi se gruaja e tij Amal, 43 vjeçe, e kishte penguar të merrte pagën e paharrueshme, sepse ishte e lidhur me një vend 'të diskutueshëm' (foto në tetor 2021)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!