George Clooney: Mendoja se s’do të martohesha më kurrë, kur takova Amal-in gjithçka ndryshoi

schedule18:08 - 18 Nëntor, 2020

schedule 18:08 - 18 Nëntor, 2020

Për vite me radhë, George Clooney konsideroj si një ndër beqarët më të kërkuar të Hollyëood-it, deri sa doli në skenë Amal. Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktori 59-vjeçar është shprehur se marrëdhënia e tij me Amal ndryshoi gjithçka.

“Isha sikur “Nuk do të martohem kurrë. Nuk do të kem fëmijë. Dhe nuk e dija sesa i paplotësuar isha derisa takova Amalin.”, tha Clooney për “GQ”. Pas divorcit me Talia Balsam, fituesi i çmimit Oscar është parë nën shoqërinë e shumë yjeve, derisa një mik i përbashkët e prezantoi me Amal në vitin  2013, me të cilën u fejua më pak se një vit më vonë.

Amal Clooney dhe George Clooney marrin pjesë në një darkë për të festuar The Princes Trust George Clooney kreditë

Dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë në shtator të 2014-ës, dhe mirëpritën në jetë binjakët Alexander dhe Ella në Qershor 2017. “Për 36 vite kam qenë ai djali që nëse ndonjë fëmijë fillotë të qante, thoja me vete “A po bën shaka”, tha duke qeshur George. “Dhe tani papritmas unë jam djali më fëmijën“, shtoi më tej ai. /abcnews.al