Gentian Selmani ndryshoi skuadër por jo kampionat gjatë merkatos së dimrit. Portieri i talentuar shqiptar, kaloi si lojtar i lirë nga Menemenspor te Boluspor, skuadra tjetër e divizionit të dytë të futbollit turk.
Boluspor po luan në shtëpi sot përballë Balikesirspor dhe e gjitha merita që rezultati nuk është zhbllokuar akoma, është e “gardianit” 22-vjeçar. Skuadra mike, aty ku aktivizohet edhe goleadori Arb Manaj, kishte një shans të artë për të kaluar në avantazh në minutën e 16-të.
Penallti për Balikesirspor dhe ekzekutimin e mori përsipër Antonio Mrsic. Selmani u tregua fantastik dhe ia doli të presë goditjen e lojtarit kroat, duke ruajtur të paprekur portën e Boluspor. /abcnews.al