U kap sot nga FAST pasi plagosi 3 persona, kurthi i Minos ndaj të dashurës 5 vite më parë

schedule15:18 - 19 Shtator, 2020

schedule 15:18 - 19 Shtator, 2020

Gentian Mino ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet si i përfshirë në ngjarjen e rëndë që ndodhi në gusht të 2019-ës, ku u plagosën 3 persona në një lokal pranë Pallatit të Sportit në Elbasan.

Mino nuk është një person i panjohur për policinë pasi 5 vite më parë ai u arrestua pasi përndiqte ish të dashurën. Mino kishte vendosur fshehurazi një kamera në makinën e ish-partneres, për të zbuluar nëse kjo e fundit kishte ndonjë lidhje tjetër.

LEXO EDHE: FOTO/ Plagosi tre persona, FAST prangos Gentian Minon në Elbasan

27-vjeçarja me inicialet E.B bëri denoncim në polici pasi dyshimeve që kishte.  Në pranga ra dhe Adrian Hysi, personi që kishte vendosur kamerën në makinë. Ai u shpreh asokohe se e kishte vendosur kamerën nga frika se dikush mund të vidhte makinën. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!